Site icon Telegrafi

Taravari: Sela është duke u dërguar në spital

Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari për Telegrafi Maqedoni ka thënë se Ziadin Sela është në gjendje të mirë dhe është nisur për në klinikat e Shkupit.

Situata ka qenë kritike ku kryetari i LR-PDSH-së ka qenë i ngujuar në një nga zyrat e Kuvendit por është shpëtuar nga kolegët e tij.

Policia e ka nisur për në klinikat e Shkupit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë
Exit mobile version