Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arbeni Taravari nëpërmjet një konference për shtyp u deklarua për rastin tragjik që ndodhi në Gostivar në fillim “në emrin tim personal i shpreh ngushëllime familje Mexhiti në Gostivar”.
“Sipas raportit të policisë në mënyrë të qartë thuhet se si ka ndodhur fatkeqësia, ndërsa për lajmet që u përhapën për kafshim janë të pavërteta”, tha Taravari duke shtuar se prindi i vajzës 17-vjeçare duhej të ishte në konferencë për shtyp por se është mbajtur në polici për tri orë dhe shpreson të mos jetë për arsye politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e gazetarëve ai tha se qeverisja e kaluar e komunës nuk ka bërë asgjë, duke prezantuar projektet e Komunës së Gostivarit për rregullimin e problemit të qenve endacak./Telegrafi/