Kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, nga spitali shtetëror tha se: “Prej 35 pacientëve të pranuar në spitalin e qytetit, përveç të të vdekurve, 4-5 udhëtarë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai tha se 25 janë në gjendje stabile dhe nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore, ndërsa nga pesë pacientët në spitalin shtetëror janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kreu i Gostivarit tha se i ka takuar të gjithë udhëtarët e aksidentuar duke shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të të vdekurve në aksidentin e sotëm.
Ndërkaq sot, rreth orës 17:00 një autobus është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë.
Helikopterë, ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur./Telegrafi/