Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit Stefanovski ku ky i fundit thekson se nuk është e vërtetë se ai nuk i kryen obligimet e veta në pajtim me ligjinm në baza ditore, shkruan Telegrafi Maqedoni.
‘Me interes të madh e lexova letrën tuaj dhe tani dua që t’i përgjigjem publikisht, edhe pse personalisht preferoj takim, i cili për fat të keq nuk u arrit të realizohet për shkak të refuzimit nga ana e thirrjeve të mia dhe mosinteresimit për ndryshimet që janë shumë më tepër se të rëndësishme në shëndetësinë tonë. Nga ana tjetër, për ndryshim prej jush, drejtori Orhan Ramadani, gjithmonë i përgjigjej thirrjeve tona dhe ishte i hapur për bashkëpunim’, ka shkruar Taravari në Facebook.
Ai thekson se së bashku me kabinetin e tij punojnë intensivisht në zgjidhje sistematike dhe në rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor, që siç theksoi, ka qenë i shkatërruar në mënyrë katastrofale nga ana e administratës paraprake.
Taravari ndër të tjera thotë se interesi i qytetarëve është gjithmonë prioriteti im, për dallim nga praktika juaj. /Telegrafi/