Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka urdhëruar përpunimin e tabelave informative në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, që përkrah gjuhës maqedonase dhe angleze të jetë edhe gjuha shqipe, ndërsa për vendosjen e tyre do të pritet ligji i ri për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Taravari tha se së shpejti do ta zbatojë përdorimin e gjuhës shqipe në gjithë Qendrën Klinike në Shkup dhe për këtë ka dhënë urdhër që gjithë zyrtarët të punojnë.
Ndërsa edhe projekti “Alo Doktor” i cili filloi të zbatohet nga shtatori i vitit 2014, gjithashtu do të bëhet në dy gjuhë./Telegrafi/