Site icon Telegrafi

Taravari për shumicën e re: Presim të na bashkohen edhe deputetë tjerë

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka konfirmuar për Alsat se është arritur shumicë e re.

Ai madje ka shtuar se pritet që të bashkëngjiten edhe deputetë të tjerë.

“Mund tu them se është arritur shumicë e re prej 61 deputetë, nesër pritet të na bashkohen edhe më shumë deputet”, ka deklaruar Taravari.

Lexo po ashtu Formohet shumicë e re në Kuvendin e Maqedonisë, pa LSDM-në dhe BDI-në

Ndërkohë kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski, ka publikuar foto ku duken përfaqësues të ASH-së, Lëvizjes Besa, Alternativës dhe partisë “E Majta”.

Theksojmë që OBRM-PDUKM ka 44 deputetë, koalicioni ASH-AAA kanë 12, Lëvizja Besa 3 dhe “E Majta” dy deputetë./Telegrafi/

Exit mobile version