Site icon Telegrafi

Taravari për rastin e Ëmblës: Kam pasur takime, askush në shoqëri s’duhet të stigmatizohet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një deklaratë për media u shpreh se ka pasur takime në lidhje me rastin e Ëmblës, përkatësisht me prindërit e fëmijëve që kanë qenë me Ëmblën.

“Unë s’do të spekuloj, këtu janë disa prindër, këtu është edhe mësuesi i parë i Ëmblës dhe sot dua ballafaqim dhe të sqarohet rasti”, u shpreh Taravari.

Ai u shpreh se askush në shoqëri nuk duhet të stigmatizohet.

Kujtojmë se prindi i Ëmblës javën e kaluar në “Facebook” shkroi se vajza e saj nuk nisi gjysmë vjetorin e dytë për shkak se nxënësit dhe prindërit e tyre bojkotuan mësimin për shkak se ajo ka sindomë doun./Telegrafi/

 

Exit mobile version