Site icon Telegrafi

Taravari: Për inventer-klima Qeveria i ndanë Tetovës 93 milion denarë, Gostivarit zero denarë

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth masës së qeverisë për mbrojtjen e ambientit jetësor, me çka disa komunave ju ka dhënë mjete për të subvencionuar blerjen e inverterëve klimatik.

Taravari thotë se për këtë masë Qeveria Komunës së Tetovës i ka ndarë 93 milionë denarë, ndërsa Komunës së Gostivarit zero.

Taravari thotë se Komuna e Gostivarit vitin e kaluar, po ashtu edhe këtë vit ka ndarë 20 mijë për blerjen e inverterëve klimatik.

“Komuna e Gostivarit nuk qendroi duarkryq për zgjidhjen e këtij problemi, dhe nga Buxheti komunal vitin e kaluar ndau 20 mijë euro për inventer klima dhe po aq edhe për këtë vit.
Nga fillimi i mandatit të Arben Taravarit e deri më sot, në Komunën e Gostivarit janë ndërmarrë hapa më serioze për zgjidhjen e kësaj problematike. U vendosën dy stacione matëse për cilësinë e ajrit, u mbajtën disa konferenca me ekspertë dhe OJQ, ku u hodhën hapat e parë se si të luftohet ndotja, ndërsa së fundmi u sollë edhe një Strategji mbi ndotjen dhe u ndanë rreth 60 mijë euro për këtë dedikim, para që parashihen vetëm për këtë vit”.

“Jemi komunë e vetme urbane opozitare dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është hera e parë që ndaj Gostivarit sillet si njerkë. Na janë marrë disa herë kompetencat në arsim, ka pasur tentime të merren kompetencat edhe në urbanizëm. Në qytete tjera vazhdimisht ndëgjojmë për investime dhe projekte qeveritare, në Gostivar ka pasur vetëm dy të tillë, një Fitnes Zonë dhe një Fushë patinazhi. Për mbi dy vite, dy projekte. Kaq kanë qenë investimet e qeverisë në qytetin e Gostivarit”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Ata shtojnë se kanë pritur që edhe sivjet të jenë të diskriminuar.

“Ndotja e ajrit është problem nacional dhe nuk mund të ndihmohen vetëm disa qytete, aq më pak kur në Pollog ka vetëm dy qytete dhe njëri ndihmohet e tjetri jo”, thuhet në reagimin e Komunës së Gostivarit.

Ndryshe, për inverter-klima për amvisëritë në katër komuna (Shkup, Tetovë, Kërçovë dhe Manastir) Qeveria ka ndarë 620 milionë denarë./Telegrafi/

Exit mobile version