Site icon Telegrafi

Taravari pas heqjes së “balancuesit”: Ligji i ri është gati, presim mendimin e ekspertëve

Ministri i Shëndetësisë dhe pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për mediat sot ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit”, ndërsa theksoi se këto janë probleme që kanë qëndruar në gjykata prej vitesh.

Taravari tha se VLEN ka përgatitur ligj të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet publike dhe se vetëm presin mendimin e ekspertëve.

Lexo po ashtu “Balancuesi” u shfuqizua – Fronti Europian thotë se është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, VLEN paralajmëron ligj të ri

“Këtu Gjykata Kushtetuese vendosi që në 100 ditë Qeveria t’i nxjerrë të gjitha në sipërfaqe, janë probleme që duhen zgjidhur. Unë mendoj se përkatësia etnike është një kategori kushtetuese, shpresoj që së shpejti të ketë një ligj të ri, kur të jetë kategori kushtetuese të ketë edhe një ligj, i cili do të parashikojë përfaqësimin jo vetëm të etnisë, por edhe të të gjitha kategorive të njerëzve duke jetuar në vend për të pasur përfaqësim të drejtë në institucione”, thotë Taravari.

Exit mobile version