Site icon Telegrafi

Taravari: Pacientët e prekur nga virusi ‘Hanta’ janë në gjendje stabile, situata në Simnicë është nën kontrollë (Video)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ka mbajtur konferencë për shtyp rreth rastit në Simnicë të Gostivarit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gjithçka që duhet të dini për virusin ”Hanta”, shkaktarin e vdekjes së dy personave nga Gostivari (Video)

”Pak më herët përfundoi seanca për sëmundje infektive dhe konstatuam atë çfarë kemi thënë para disa ditëve. Situata është nënkontroll. Inspektuam 8 pacientë prej fshatit Simnicë, prej të cilëve kishte frikë mos ekzistojnë simptome dhe ethe h dhe të gjithë pacientët janë me rezultate negative. Ai shtoi se janë marrë të gjitha masat dhe të gjithë pacientët do të lëshohen në shtëpi”.

Përndryshe, virusi Hanta u shkaktoi vdekje dy personave nga fshati Simnicë e Gostivarit dhe tetë të tjerë u spitalizuan për simptome të virusit të njëjtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version