Site icon Telegrafi

Taravari: Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari konfirmoi se partitë politike nga opozita shqiptare i kanë propozuar të jetë kandidati i tyre për presidenti në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se ai nuk është i interesuar.

Lexo po ashtu Kasami: Kemi biseduar me Taravarin që të jetë kandidat për president

“Opozita shqiptare ka folur me mua për të qenë kandidat për president, por nuk jam i interesuar”, tha Taravari për AIM.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami mbrëmë në intervistë për RTK ka theksuar se me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është diskutuar për të qenë kandidat për president.

“Po, me Taravarin është diskutuar që të jetë kandidat për president dhe ai shihet si një kandidat i përshtatshëm shqiptar në këto zgjedhje”, theksoi Kasami.

Exit mobile version