Site icon Telegrafi

Taravari: Nxënësit e Gostivarit janë të lodhur nga lojërat politike

Javën që lamë pas ministri i Arsimit ka kthyer në detyrë drejtorët e disa shkollave të cilët kohë më parë ka shkarkuar vetë, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një konferencë për shtyp.

Taravari tha se kjo situatë ka shkaktuar pasoja tek nxënësit, komuna dhe prindit, ku siç shtoi, deri më tani gjashtë herë janë ndërruar drejtorët.

“Unë kam përballë meje kam një ministër që ka marrë titullin e docentit në mënyrë joligjore, kamë përballë një kryeministër i cili bën pazare për çdo gjë. Unë u propozova të dyve që të mos i merren ingerencat komunës së Gostivarit por t’i jepen BDI-së. Ata të cilët i shkarkoi ai vetë tani përsëri i emëroi si drejtor”, deklaroi Taravari.

Ai tha se të gjithë paditë që dërgojmë përfundojnë sirataret ish-funksionarët e BDI-së të cilët tash janë prokuror.

Kujtojmë se Qeveria ia ka marrë ingerencat Komunës së Gostivarit për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave. /Telegrafi/

Exit mobile version