Site icon Telegrafi

Taravari: Nuk do të marrim pjesë në pazaret për kryeministrin shqiptar

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët deklaron se partia e tij nuk do të hyj në pazare për kryeministrin e parë shqiptar rreth zgjedhjes së kryeministrit të parë shqiptar.

“Unë edhe më herët kamë theksuar se kryeministri nuk duhet të shikohet si shqiptar, maqedonas, turk, por si të mençur, stabil dhe një politikan i pakorruptuar. Etnocentrizmi nuk do të jetë zgjidhja jonë, por e mira për çdo qytetarë tonë në këtë shtet. Që ky vend që të shënojë përparim më së paku i duhet të ketë politikanë me tendenca për ndarje të shoqërisë në grupe “për” dhe “kundër”. Ne nuk duam që marrim pjesë në një pazar të tillë. Atë çka e bëri Ahmeti ishte më shumë se një mashtrim zgjedhor, rreth një ide madhështor për bashkimin e shqiptarëve në vend”, tha Taravari në intervistë për “Evropa e Lirë”.

Ai nuk hedh poshtë mundësinë që dallimi i lehtë në rezultat mund të sjell deri tek zgjedhjet e reja së bashku me ato lokale.

“Është fakt se kush do që të jetë në kombinim për Qeverinë do të jetë me një numër të kufizuar. Mendoj se nuk mundemi që t’ia dalim deri në fund me këtë situatë, nuk do të ishte çudi që me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, që të formohet një qeveri më stabile”, tha Taravari./Telegrafi/

Exit mobile version