Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot njoftoi se nuk do të përdoren kartonët e gjelbërt për mjekim, e nevojshme do të jetë vetëm letërnjoftimi dhe libreza e vjetër shëndetësore.
Kjo siç njoftoi, është vendosur në takimin e sotëm me dy drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor, përfaqësues të “Termini im” dhe përfaqësues të mjekëve privat, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Së bashku sollëm vendim në lidhme me çështjet çfarë duhet të bëhet pa kartelat elektronike. Projekti ka filluar prej 2010, ndërsa kartelat përdoren prej 2012. Ato kartela nuk shfrytëzohen aspak dhe kështu do të vazhdojë deri sa të gjejmë zgjidhje. Kartonët e gjelbërt nuk do të jenë të nevojshëm, vetëm me letërnjoftim dhe librezën e vjetër shëndetësore mjekët do të mund ta kontrollojnë statusin e sigurimit, dhe nëse është e gjelbërt do të thotë se është në rregull, nëse është e kuqe do të thotë se nuk janë të siguruar”, tha Taravari.
Ai ju bëri thirrje kolegëve në shëndetësi të mos i kthejnë pacientët, pasi në shumë mënyra mund të kontrollohet sigurimi shëndetësor i pacientit.
Taravari shtoi se tanimë ka plane për zgjidhje afatgjate të këtë problem./Telegrafi/