Kryetari i Komunës së Gostivarit në shprehu ngushëllime ndaj dy viktimave që mbrëmv në orët e mesnatës humbën jetën në Lumin Vardar.
“Të nderuara familje Aliji dhe Bejni, ë nderuar gostivaras, Me dhimbje të thellë e mora lajmin për humbjen e më të dashurve tuaj, tashmë të ndjerë Arlinda Bejni dhe Bekim Aliji. Tragjedia që ndodhi mbrëmë do të jetë e paharrueshme! Ikja e viktimave la nje zbrastirë të madhe në familjet e tyre por edhe në qytetin tonë! Vepra heroike e të ndjerit Bekim Aliji duhet çmuar lartë, pasi ai sakrifikoi jetën e tij, për të shpëtuar jetën e vajzës së re! Në emrin tim si dhe ne emër të të gjithë administratës komunale të Gostivarit, shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të të ndjerëve! Raste të tilla mos u përsëritshin kurrë”, shkruan Taravari në telegramin ngushëllues.
Ndryshe, pas mbrëmjes së gjatë trupat e dy viktimave u gjetën në fshatin Çajlë dhe Forinë./Telegrafi/