Site icon Telegrafi

Taravari: Nëse nuk miratohet buxheti për komunën, do të kërkojmë zgjedhje të reja lokale

Kanë vazhduar edhe sot përplasjet politike në seancën e Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit. Këshilltarët e BDI-së dhe LSDM-së, kanë bllokuar miratimin e buxhetit për vitin 2018 për Komunën e Gostivarit.

Kryetari i kësaj komune, Arben Taravari, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve akuzoi këshilltarët e shumicës dhe ka paralajmëruar se në rast se vazhdojnë bllokada e këtillë nga ana e shumicës së këshilltarëve, atëherë kjo situatë do të shpie drejt zgjedhjeve të reja për këshilltarë komunal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse buxheti i ri nuk vendoset në rend dite, unë si kryetar jam i detyruar të informoj Ministrinë e Financave dhe të kërkoj financim të përkohshëm në vlerë prej një të tretës së buxhetit të vitit 2017. Do të presim deri sa të kalojë në rend dite, më pas nëse nuk kalon buxheti do ta rishikojmë mundësinë edhe për zgjedhje të reja lokale”, tha Taravari.

Ndërsa nga ana tjetër, këshilltarët e BDI-së dhe LSDM-së kanë akuzuar Taravarin për revanshizëm politik./Telegrafi/

Exit mobile version