Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin “Fol Tash” në TV Koha ka folur për veprimtarinë e tij si ministër i shëndetësisë duke thënë se kanë përpiluar planin afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurt ku kanë paraparë kthimin total të shëndetësisë në servis të mirëfill të qytetarëve.
Taravari ka folur edhe në cilësinë e sekretarit të partisë duke thënë se nuk kanë çka bëjnë në qeveri nëse ligji për gjuhë shqipe nuk bëhet për 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Maqedonisë.
Taravari ka thënë se janë në kontakt me mjek të rinjë që kanë ikur nga vendi për t’i kthyer në Maqedoni pasi këtu ka mungesë të mjekëve dhe personelit shëndetësor.
Taravari në ”Fol Tash” ka thënë se në zgjedhjet lokale nuk do të garojnë si ”Aleanca për shqiptarët” por të vetëm dhe synojnë të fitojnë në Bogovinë, Gostivar, Tetovë, Vrapçisht dhe Strugë.
Përndryshe, emisioni ”Fol Tash” me Venhar Ramadanin transmetohet çdo të hënë nga ora 21:40./Telegrafi/