Site icon Telegrafi

Taravari në takim me Yee: Politika e SHBA-së të vazhdojë të jetë e pranishme në Maqedoni

Sekretari Gjeneral i LR PDSH, Arben Taravari dhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetar i RDK-së, Vesel Mehmedi sot zhvilluan takim me zyrtarin e lartë të SHBA, Zv.ndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Azi, Hoyt Brian Yee, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LR-PDSH njoftojnë se në këtë takim është biseduar për situatën politike në vend dhe kanë informuar zv.ndihmës Sekretarin Amerikan Hoyt Brian Yee, edhe për ngjarjet trishtuese në Kuvendin e RM, si dhe për gjendjen shëndetësore të liderit të LR-PDSH, Ziadin Sela, i cili për arsye shëndetësore e kishte të pamundur të jetë pjesë e takimit.

Arben Taravari dhe deputeti Vesel Mehmeti kërkuan që politika e SHBA-të vazhdojë të jetë pranishme edhe në të ardhmen ngase orientimi i Maqedonisë për inkuadrim në NATO dhe BE vazhdon të jetë prioritet dhe përcaktim strategjik i RM dhe qytetarëve të saj./Telegrafi/

Exit mobile version