Site icon Telegrafi

Taravari: Ne jemi në epërsi të madhe dhe kemi një fitore bindëse

Sekretari i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari tha në konferencë për shtyp se koalicioni ASH-AA ka fituar tek blloku i partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Falemnderojmë qytetarët që dolën të votojnë, edhe pas presioneve dhe pandemisë globale. Ne jemi në epërsi të madhe dhe kemi një fitore bindëse. Në konferencën e ardshme do të njoftojmë rezultate më të sakta por ne si koalicion jemi në epërsi. Ky proces ka qenë jo korrekt dhe në disa raste ka pasur edhe bashkëpunime në mes subjekteve që të na dëmtojnë neve” tha mes tjerash sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Taravari përmendi disa raste të zonës numër 1 dhe 2 për të cilat tha se do t’i paraqesin dhe denoncojnë gjatë këtyre orëve. /Telegrafi/

Exit mobile version