Site icon Telegrafi

Taravari: Mund të tërhiqet udhëzimi me prioritet dhe të sillet ai urgjent

Si pasojë e keqpërdorimeve të shumta që bëhen me udhëzimin me prioritet, Ministri i shëndetësisë Arben Taravari paralajmëroi mundësi për ndrsyhime – në vend të udhëzimit me prioritet të vendoset ai urgjent, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një udhëzim urgjent do të mund të jepet vetëm për raste të caktuara, edhe atë: gjakderdhje në tru, tumor në tru dhe komplikime të tjera serioze.

Duke folur për Sistemin kombëtar për evidentim elektronik në shëndetësi ‘Termini im’, Taravari përmendi propozimet e pranuara nga të gjitha klinikat në lidhje me kohëzgjatjen e kontrolleve mjekësore dhe tha se në periudhën e ardhshme do të caktohet zgjatje e kohës së kontrollit mjekësor aty ku ka nevojë.

Sa i përket higjienës në klinikat e Shkupit dhe për sallat e kirurgjike, Taravari tha se po shqyrtohet mundësia e angazhimit të frimave të jashtme për mbajtjen e higjienës.

‘Një pjesë të mjeteve do të mbulohen nga Ministria e shëndetësisë, dhe një pjesë nga vetë klinikat përkatëse dhe nëse kjo mënyrë tregohet e suksesshme në periudhën e tre- katër muajve të ardhshëm, atëherë kjo do të vendoset si kriter që buxheti që FSG-ja e jep për klinikat, të orientohet drejt firmave private për mirëmbajtje të higjienës’, tha Taravari./Telegrafi/

Exit mobile version