Telegrafi

Taravari: Mund të shitet kafe sipas modelit blej dhe shko

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në ‘Facebook’ shkroi se “prej sot të gjitha restorantet dhe kafenetë mund të fillojnë të punojnë me shitje të kafeve me modelin blej dhe shko.

Kreu i Komunës së Gostivarit disa herë propozoi që ky model të zbatohen në Gostivar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Tashmë disa muaj kafenetë janë të mbyllura si pasojë e coronavirusit, ndërsa nga ora 19:00 për çdo ditë ka ndalesë për lëvizje. përkatësisht orë policore.

Coronavirusi tashmë ka ndikuar negativisht te bizneset në këtë qytet./Telegrafi/