Telegrafi

Taravari: Maqedonia shteti i vetëm i rajonit që u kategorizua në nivelin e katërt të menaxhimit për Covid-19

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për emisionin “Enter” deklaroi se nga vendet e rajonit Maqedonia kategorizohet në vendet me të këqija për menaxhimin e situatës me coronavirus.

“Institucionet relevante shëndetësore botërore kanë bërë kategorizimin e shteteve se kush si e menaxhon këtë krizë të Pandemisë me Covid-19.

Dhe e dini se shumica e shteteve të rajonit ishin të kategorizuara në nivelin e tretë dhe Maqedonia ishte shteti i vetëm i rajonit e cila u kategorizua në nivelin e katërt apo më të keq të menaxhimit të situatës”, deklaroi Taravari.

Taravari tha se Qeverisë po ashtu i duhen edhe deputetë të opozitës për të votuar ligje të caktuara.

“Këtë shumicë që e kanë qeveria aktuale janë 62 deputetë. 62 deputetë, ju e shihni që mbledhjet mbahen por nuk votohen ligjet e caktuara se nuk kanë shumicë. Thjesht janë a-funksionial apo disfunkional. Ju duhen deputetë të opozitës për të pasur kuorum në parlament dhe pastaj të votohen ligjet e caktuara dhe ne deri me një moment i kemi ndihmuar.