Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, punonjësit në shkolla dhe çerdhe në Maqedoni tashmë për të dytën javë mbajnë grevë të përgjithshme.
Deri në këtë moment nuk ka marrëveshje me qeverinë rreth përqindjes së rritjes së pagave, ndërsa më herët u refuzuar rritja prej 10% të pagës.
Në pyetje të gazetarëve rreth grevës në arsim dhe çerdhe, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u shpreh se mbështet mësimdhënësit për vendimin e marrë.
“Ne nuk kemi ndonjë komunikatë me sindikatën. Kisha një takim para se të fillojë greva dhe ua thash mendimin tim – se e kanë mbështetjen time. Maqedonia është i vetmi vend ku paga mesatare është më e lartë se paga e mësimdhënësit. Mendoj se nuk e meritojnë këtë”, u shpreh Taravari.
Sipas tij, nëse një shtet dëshiron zhvillimin atëherë gjëja e parë që duhet të bëjë është investimi në arsim.
“Për këtë shkak mbështesim sindikatat e arsimit dhe çerdheve dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim”, u shpreh Taravari./Telegrafi/