Telegrafi

Taravari: Ligji për Prokurorinë Publike është dashur të miratohet para pesë muajsh

Fatkeqësisht, edhe për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe për modelin zgjedhorë dhe për regjistrimin ka vetëm grupe pune nga OBRM-PDUKM dhe LSDM, e cila është e pasaktë, edhe partitë shqiptare gjithashtu duhet të marrin pjesë në negociata, thotë kryetari i Komunës së Gostivarit nga Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari.

“Pozicioni ynë është që ky ligj duhej të aprovohej para 5 muaj për të funksionuar sundimi i ligjit. Këto tendosje u shkon në favor LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së. Është e qartë që të dyja palëve u shkon në favor që të mos funksionojë sundimi i ligjit”, thotë Taravari.

Siç thotë ai, qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është se ligji për Prokurorinë Publike duhet të miratohet me konsensus dhe se në grupet e punës do të ishte e saktë që të thirren edhe partitë shqiptare./Telegrafi/