Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një deklarate i është përgjigjur OBRM-PDUKM, ku kërkohet dorëheqja e tij, sepse sipas partisë, Taravari nuk ka arritur që të menaxhojë me sukses rastin në Simnicë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas Taravarit, me përgjegjësi profesionale dhe morale thotë se rasti është trishtë, ku pasoi me dy jetë të humbura në Gostivar. Ishte pasojë e një infeksioni akut, por për fat të mirë e izoluam dhe jo vetëm që 7 të infektuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, por dhe vet epidemia nuk ka rrezik të aktivizohet në shkallë pandemie.
Nga OBRM-PDUKM, sot kumtuan se, përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë ka ministri Taravari sepse arsyja për mospasjen e diagnozës për arsyet prej të cilës vdiqën dy persona, ndërsa gjashtë janë në rrezik, është ajo se nuk ka reagjencë në Institutin për Shëndet Publik.
”Taravari në vend të strategjive të MP dhe të dërgojë urata nga hotelet luksoze nga Amerika, duhet t’i përveshet punës dhe të parandalojë këtë sëmundje infektive në Gostivar dhe zonat për rreth”. /Telegrafi/