Nënkryetari i ASH-së, Arben Taravari për “Click21” tha se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski punon me urdhër të ish-kryeministrit, Zoran Zaev.
“Mendoj se Kovaçevski është kukull e Zaevit të cilin e mban. Njeriu më duket i deziorentuar, i pa definum sikurse edhe vet nuk dinë se çfarë bën d.m.th nuk ka qëndrime personale të cilat do të ishin të atij, ai nuk ka paraqitje publike në të cilat i ka qëndrimet të themi që vet ai i krijon. Unë kam përshtypje se atij i japin letër të lexon, i japin udhëzime si të lexo, kjo është përshtypja ime personale”, tha Taravari.
Taravari foli edhe për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti për të cilin tha se manipulohet nga Artan Grubi.
“Këtë vitin e fundit Ahmetin e shoh si një kukull që manipulohet prej dikujt tjetër, komplet PR…përshtypja ime është se Artan Grubi kontrollon diku 40-50 portale dhe këtë e kemi bë publike. Artan Grubi e bën komplet PR e partisë. Artan Grubi bën disa veprime që për mua personalisht janë të jologjikshme por ja që për të është çdo gjë e mundshme dhe e bën”, tha Taravari.