Pas publikimit të video inçizimit të fundit për rastin “Haraçi” ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Sipas tij, kjo qeveri nuk ka më besueshmëri.
Taravari tha se, veprim racional nga qeveria për momentin do të ishte caktimi i një qeverie eksperte dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ai shtoi se nuk beson se kjo qeveri do të marrë datë fillimin e negociatave me BE.
Këto ditë janë publikuar video inçizime nga gazeta italiane “La Verita”, teksa dëgjohet “Boki 13” me biznesmenin Zoki Kiçec duke marrë para nga biznesmeni Orce Kamçev. Dëgjohet edhe zëri i prokurores speciale Katica Janeva duke i thënë Kamçevit se “gjithçka do të jetë mirë”, dhe në videon e tretë të sotme, Boki 13 përmend edhe Zaevin./Telegrafi/