Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një dalje për media tha se Aleanca për Shqiptarët është në bisedime me të gjitha partitë politike për koalicion në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.
Taravari gjithashtu shtoi se po bisedojnë edhe me partitë më të vogla të etnive tjera, dhe se një koalicion do të ketë me njërën nga partitë më të mëdha nga blloku maqedonas.
“Partia jonë është në bisedime jo me OBRM-PDUKM-në por me të gjitha partitë politike edhe me LSDM-në edhe me partitë tjera të etnive më të vogla dhe me probabilitet të madh ne do të bëjmë një koalicion me ndonjërën prej partive më të mëdha maqedonase. Nëse LSDM-ja sipas të gjitha gjasave do të shkojë me BDI-në neve do të na mbetet që ta bëjmë me OBRM-PDUKM-në, por për këto vendime në fund vendos kuvendi i partisë dhe i sjell vendimet definitive”, deklaroi Arben Taravari.
I pyetur për nëse ASH-ja do të jetë pjesë e ndonjë përbërje të re parlamentare, Taravari u përgjigj se me djallin mund të bëjmë koalicion, por me BDI-në jo.
“Ne nuk kemi negociata të tilla për shumicë të re por e di se ka pakënaqësi të mëdha brenda koalicionit qeveritar, Sipas meje aktualisht për momentin kur flasim, Qeveria nuk 61 vota, sipas meje, nuk do të thotë se është ashtu. Nuk e përjashtojë mundësinë që edhe të jemi pjesë e një shumice të re parlamentare”, tha mes tjerash Taravari.