Site icon Telegrafi

Taravari: Jam ndeshur me një rast monstruoz, një fëmijë tre muajsh ka shenja dhune në trup

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të një foshnje tre muajsh.

Taravari përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të merren menjëherë masa ndaj përgjegjësve të këtij rasti.

“S’ka shumë që jam ndeshur me një rast monstruoz. Një fëmijë, 3 muajsh ka shenja dhune në trup. Familja pretendon se fëmija është dhunuar në pediatri nga motra medicinale sepse nëna e fëmijës nuk ka ditur maqedonisht…

1. Nëse ky rast është i vërtetë kjo infermiere do të pushohet menjëherë nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem që t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë.

2. Sidoqoftë të jetë e vërteta do të gjenden dhe do të dënohen fajtorët e këtij akti të shëmtuar dhe të dhimbshëm.

3. Jam duke shkuar në vendngjarje personalisht për të takuar familjarët dhe stafin”, shkruan Taravari në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version