Ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike në RMV, në të cilin është diskutuar për tema të ndryshme.
U.D kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së liderëve tha se ata si parti janë pro hapjes së Kushtetutës dhe futjen e komuniteteve të tjera në Kushtetutë. Por me hapjen e saj të hiqet dhe 20% për shqiptarët.
Ai shtoi se bashkëqytetarët maqedonas duhet t’i kuptojnë shqiptarët për këtë, siç i kuptojnë shqiptarët kur vjen puna për gjuhën e tyre që kontestohet nga bullgarët.
“Hapja e kushtetutës duhet të ndodh sepse Maqedonia nuk ka alternativë tjetër. Futja e bullgarëve nuk e cenon identitetin e shtetit. Kjo mundësi e hapjes mundëson edhe hapjen e çështjeve të tjera, siç është heqja e 20 për qindëshit për definicionin e shqiptarëve”.
“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë në krah të maqedonasve kur vjen puna te gjuha, prandaj edhe këta të fundit duhet të na ndihmojnë në mënyrë reciproke”, tha mes tjerash Taravari.