Site icon Telegrafi

Taravari: Gjitha institucionet publike shëndetësore janë në borxhe

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot deklaroi se të gjitha institucionet shëndetësore publike pa përjashtim janë të futura në borxhe.

Ai tha se duhet të bëhen analiza dhe se përgjegjësia nuk është e vetëm njërit drejtor, por e të gjithëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresoj që drejtorët e ri nuk do të bëjnë gabime të tilla dhe në rregull do t’i paguajnë borxhet që i kanë klinikat”, tha Taravari duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Drejtoresha e Institucionit publik shëndetësor për nevojat e klinikave universitare dhe Qendrës për urgjencë në Shkup, Shkodrane Dardhishta, tha se borxhet e klinikave janë nga garnitura e kaluar dhe se po tentojnë që së bashku me ministrinë dhe drejtorët e rinj të gjejnë zgjidhje për problemet./Telegrafi/

 

Exit mobile version