Telegrafi

Taravari: Gjinekologjia në Shuto Orizarë është pothuajse gati, do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve (Foto)

Një muaj pas shpalljes nga Ministri i Shëndetësisë se Shuto Orizare më në fund do të ketë një gjinekolog, dyert e klinikës në poliklinikë janë ende të mbyllura, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Por, pas lajmit viral në internet, nuk ka shkuar gjatë, ministri Arben Taravari, i është përgjigjur komunitetit rom se, Komuna Shuto Orizare, do të ketë mjekë 24 orë.

Lexo po ashtu Shuto Orizare ende vazhdon të mbetet pa gjinekolog amë! (Video)

”Të shkretat sëmundje nuk njohin orare, ndaj është e paarsyeshme që mos të ketë mjekë 24h në dispozicion. Tashmë në këtë Komunë do të ketë mjekë ditë-natë”, njofton Taravari në Facebook.

Edhe pse Taravari thotë se më në fund bëhet gati të hapet Qëndra e parë Gjinekologjike, ai nuk sqaron saktë se kur do të jetë në funksion të qytetarëve gjinekologjia në këtë komunë. /Telegrafi/