Site icon Telegrafi

Taravari – Geer: Bashkimi Evropian do të jetë mbështetës i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, David Geer.

Siç njoftojnë nga Komuna e Gostivarit, në takim dy bashkëbiseduesit krahas rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut në BE biseduan edhe për decentralizimin e pushtetit lokal, fuqizimin e qendrave rinore në Gostivar, bashkëpunimi ndërkufitar dhe mërgimi.

“Në takim po ashtu u diskutua edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, hapjen e skriningut bilateral javën e kaluar dhe çfarë do të thotë kjo për vendin tonë. Taravari siguroi ambasadorin Geer për mbështetje të parezervë për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke uruar që ky proces të kalojë shpejt e të përkthehet në ndryshime të prekshme për jetën e qytetarëve, me një drejtësi të besueshme, ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

Ambasadori Geer dha theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian duke shprehur mbështetje të vazhdueshme të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version