Kryetari i Aleancës për Shqiptarërt, Arben Taravari shprehet i lumtur se erdhi momenti kur partitë politike në Maqedoni do të mund të shprehin pajtimin e tyre që gjuha shqipe të emërtohet si e tillë dhe mos të quhet më gabimisht “20%“.
“Propozojmë që ky ndryshim të ndodhë tani dhe jemi të bindur, jo vetëm në pajtimin e partive shqiptare, por edhe me dakordësinë e të gjitha partive në Maqedoni”, shprehet Arben Taravari.
Ai shton se të gjitha partitë që do të marrin pjesë në këtë ndryshim do të shkruhen në histori si parti demokrate e veçanërisht evropiane.
“Sidomos z. Kovaçeski dhe z. Mickovski do të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në këtë vend, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë të përbashkët. Presim me padurim momentin e shpalljes zyrtare të këtij premtimi mbarë partiak”, shkruan Taravari./Telegrafi/