Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në konferencën e sotme për media theksoi se raporti për fëmijën e ndjerë 14 muajsh është përgatitur nga ekspertë dhe është dërguar në Spitalin Special Kozle, Klinikën Universitare për Pediatri dhe Odën e Mjekëve.
Ministri thotë se deri më tani nuk është bërë asnjë ankesë.
“Unë nuk jam gjykatës apo prokuror, kam punësuar një komision kompetent që ka dhënë një raport të detajuar për atë që ka ndodhur. Kallëzimi është dërguar në Klinika, presim të shohim si do të veprojnë drejtorët, në të ardhmen mund të veprojmë kundër drejtorëve, por nuk ka sesi të shkarkojë ministri punonjësit, Ministria duhet të insistojë tek drejtorët që të merren masa ndaj atyre mjekëve që kanë bërë shkelje”, tha Taravari.