Telegrafi

Taravari: BDI të jep ide që janë të realizueshme, e jo të krijojë huti dhe skepticizëm

Kryetari i ASH-së, pjesë e VLEN, Arben Taravari komentoi idenë e BDI-së për ndarje të shtetit sipas modelit të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut. Taravari thotë se kjo është vështirë e realizueshme dhe se është ide që krijon huti dhe skepticizëm.

“BDI 22 vjet ka qenë në pushtet, në qeveri, asgjë prej kësaj që e thotë sot nuk e ka implementuar, as që i ka ra në mend. Tash që janë në opozitë për dy muaj, veç u kujtohen ide të ndryshme. Unë nuk jam kundër ideve, idetë janë të mira por 22 vjet duke qenë në pushtet nuk e ke menduar aspak decentralizimin që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, mos të flasim tash për rajonalizimin”.

“Ne e kemi dhënë moti idetë për funksionimin më të mirë të shtetit në kuptim të decentralizimit fiskal dhe përsëri e kemi në program, këto tash kur janë në opozitë ju kujtohen ide që janë rëndë të realizueshme. Dëshiroj që të jenë opozitë sa më konstruktive dhe të japin ide që janë të implementueshme e jo ide të cilat krijojnë huti dhe skepticizëm”, deklaroi Tarvari.