Site icon Telegrafi

Taravari: Anketa e IRI-t dyshuese (Foto)

Sekretari i LR-PDSH-së Arben Taravari me një postim në Facebook ka shprehur revoltën e tij rreth rejtingut të IRI-t, mbase sipas Taravarit Institui ka përjashtuar LR-PDSH-në nga konkurrenca e rejtingut dhe se kjo anketë vë në dilemë saktësinë e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Anketa e IRI-t vë në dilemë saktësinë e rejtingjeve të partive politike, pasi në anketë kanë përjashtuar LR-PDSH, dhe ndërkohë rejtingu i liderit Ziadin Sela vjen menjëherë pas atij të Ali Ahmetit. Ky dyshim vjen në një moment mbase nga individ që mund të jenë të porositur për kësi lojëra për të fshehur ndoshta të vërtetën që mund të jetë e hidhur për oponentët politik të LR-PDSH-së’, shkruan Taravari.

Taravari shpreson se IRI do të dalë të sqarojë ndaj opinionit, që eventualisht të konstatojë për ndonjë lëshim teknik në përpunimin e rezultateve.

IRI dje publikoi sondazhin me rezultatet e saj ku tregonte se kush nga partitë ka humbur besimin te opinioni dhe cilës parti i është ritur rejtingu. /Telegrafi/

Lexo më shumë: IRI: Rritet jostabiliteti politik në Maqedoni

Exit mobile version