Telegrafi

Tarashaj mund të rikthehet në futbollin zviceran

DUBLIN, IRELAND - MARCH 25: Shani Tarashaj of Switzerland is closed down by James McCarthy of Republic of Ireland during the International Friendly match between Republic of Ireland and Switzerland at Aviva Stadium on March 25, 2016 in Dublin, Ireland. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Shani Tarashaj ka lënë mbrapa lëndimin e rëndë që kishte pësuar.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova nuk ka mundur të luaj në vitin e fundit me skuadrën e tij Everton.

Lëndimi i pësuar ka bërë që Tarashaj të mbetet jashtë fushave rreth një vit.

Por tani sulmuesi i talentuar nga Prizreni ka lënë mbrapa atë lëndim të tmerrshëm dhe i është kthyer fushës.

23-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2020.

Shani Tarashaj gjatë një ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës (Getty Images)

Por Evertoni ka vendosur për ta huazuar Tarashajn që të ketë sa më shumë minuta pas rikthimit nga lëndimi.

Mediat zvicerane kanë raportuar se është ish-skuadra e kosovarit Grasshopper që ka shprehur interesim për ta rikthyer atë.

Tarashaj mund të huazohet për një vit te GC për të luajtur rregullisht dhe për ta rikthyer formën e vjetër.

Sa ishte pjesë e kampionatit zviceran Tarashaj shkëlqente në çdo ndeshje me gola e asistime.

Pas rikthimit nga lëndimi, pritet rikthimi i Tarashajt të vjetër për ta bërë atë që di më së miri – të shënojë gola. /Telegrafi/