Shani Tarashaj është larguar nga Evertoni për tu transferuar në Eintracht Frankfurt.
Sulmuesi kosovar ka ndërruar ambient, duke lënë Ligën Premier dhe skuadrën e Evertonin pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare.
Tarashaj është transferuar në kampionatin gjerman, Bundesliga, te skuadra e Eintracht Frankfurt.
Megjithatë, reprezentuesi zviceran nuk ka një marrëveshje permanente, pasi është dërguar vetëm si huazim i thjeshtë një vjeçar.
Ndryshe, Tarashaj ka shprehur dëshirë të bashkohet me Përfaqësuesen e Kosovës, por nuk i është lejuar një gjë e tillë. /Telegrafi/
📝 | Shani Tarashaj has joined @eintracht on loan for the 2016/17 season. Good luck, Shani! #EFC pic.twitter.com/F2HUamevbD
— Everton (@Everton) August 31, 2016