Shani Tarashaj nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale Everton.
Sulmuesi nga Kosova, ka gjashtë muaj që është jashtë fushave pas një lëndimi të rëndë në gju.
Prizrenasi ka kaluar me sukses lëndimin dhe tani është pranë rikthimit në fushën e blertë.
Edhe pse ishte menduar huazimi i tij Tarashaj ka vendosur të mbetet tek skuadra bardh e kaltër.
“Ishte diskutuar huazimi i Shani Tarashajt gjatë janarit por një gjë e tillë nuk do të ndodhë”.
“Ai ka vendosur të mbetet te Evertoni dhe do të qëndrojë këtu deri në fund të edicionit”, ka shkruar Liverpoolecho.co.uk.
22-vjeçari pritet të rikthehet në fushat e blerta në fillim të muajit shkurt.
Tarashaj iu bashkua Evertonit dy vite më parë nga Grasshopperi për një shumë rreth pesë milionë euro.
Ai gjashtë muaj mbeti i huazuar tek skuadra zvicerane, ndërsa pastaj iu bashkua Eintracht Frankfurtit. /Telegrafi/