Telegrafi

TapQuiz: A jeni gati të fitoni Samsung TV?

Në ora 19:00 në GjirafaVideo fillon Tap n’All, quizi inovativ me shumë pyetje interesante. Fituesit sonte shpërblehen me dhurata fantastike nga Samsung.

Jonida Vokshi po bëhet gati për orën 19:00. Në GjirafaVideo transmetohet live Tap n’All ku ju mund të luani, të argëtoheni dhe pse jo të fitoni njërin nga tre çmimet që dhurohen në këtë quiz.

Tap n’All është pjesë e TapQuiz, quizit më inovativ në Kosovë nga GjirafaVideo, ku 10 pyetje me alternativa do të zgjedhin tre fitues.
Shpërblimet që ju mund t’i fitoni janë:

1. Samsung TV
2. Matës aktiviteti Samsung Galaxy
3. Dëgjuese Samsung

Pyetjet në Tap n’All janë nga çdo kategori, prandaj, të gjithë kanë mundësi të fitojnë. Ju duhet të përgjigjeni shpejt dhe saktë.

Por, para se të luani, ju duhet të regjistroheni për lojë. Regjistrimi ka filluar nga ora 15:00 dhe mbaron pas sinjalizimit nga Jonida.
Që të regjistroheni, ndjekni këto hapa:

Hyni në GjirafaVideo.com

-Kliko mbi Live TV
-Klikoni tek video me titull “Tap n’All by GjirafaVideo”
-Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
-Klikoni “Hyr ne quiz”
-Bëhuni gati për lojë

Një Samsung TV, një Matës aktiviteti Samsung Galaxy dhe një palë dëgjuese Samsung, janë duke ju pritur.

Regjistrohuni e përgatituni për lojë!