Telegrafi

Me ‘Tapnapp’ shqiptarët e Maqedonisë duan të konkurrojnë me Facebook, Instagram dhe Snapchat (Foto)

Shqiptarët tani më do të kenë edhe një rrjet social të vetin ku mund të komunikojnë me shoqërinë dhe të ndajnë emocione me shoqërinë në kohë reale.

Kështu për Telegrafi Maqedoni thonë edhe krijuesit e këtij aplikacioni nëpërmjet të cilit duan që të konkurrojnë gjigantët e rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Snapchat.

Aplikacioni ‘Tapnapp’ është krijuar nga shqiptarë të Maqedonisë që jetojnë në Zvicër. Bëhet fjalë për Nedim Dauti, Blerim Dauti dhe Valmir Amzai.

Mbrëmë u bë edhe lëshimi në përdorim i këtij aplikacioni ndërsa krijuesit thonë se në orët e para kanë pasur mbi 450 përdorues që kanë kërkuar të abonohen në këtë aplikacion.

”Gjithashtu aplikacioni përmban një lloj të ri chati visual që nuk është përdorur asnjëherë më parë. Ideja e këtij aplikacioni lindi vitin e kaluar pasi që njëri nga kreatorët, duke përdorur rrejetet sociale ekzistuese vuri re që gjithmonë shikonte përmbajtje pas disa minutash, orësh, ditësh ose edhe më tepër. Duke parë këtë problematik, ramë në perfundim që ky mekanizem duhej të ndërrohet me një sistem të ri që do t’i mundësonte botës digjitale të ketë një koncept të njejtë me jetën reale.” thotë për Telegrafi Maqedoni, Blerim Dauti, njëri ndër krijuesi i këtij aplikacioni./Telegrafi/

Këtu mund të keni qasje edhe ju.