Nëse adhuruesit e kinematografisë kanë si eventin më të rëndësishëm çmimet Oscar, bota e modës e konsideron Met Gala-n si Oscarin e modës.
Qëllimi i këtij eventi, organizuar nga Anna Wintour, është mbledhja e fondeve për “Metropolitan Museum of Art’s Costume Institute”, dhe shërben edhe si festë e hapjes së ekspozitës vjetore të këtij instiuti artesh.
Ashtu si çdo vit, Met Gala ka një temë të caktuar. E këtij viti do të ishte ‘Kina: Përmes pasqyrës’ ndaj dhe në Tapetin e Kuq të këtij viti u panë shumë lule dhe ngjyra të kuqe.
Eventi i përvitshëm “Met Gala” është ndoshta nata më stylish e vitit dhe një nga të paktat herë kur të famshmit dhe njerëzit me influencë guxojnë vërtetë me veshjet e tyre.