Pas raportimeve për protestën e punëtorëve të cilët janë duke punuar në ndërtimin e gazsjellësit në Durrës, kompania TAP ka reaguar duke thënë se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.
“TAP është informuar për situatën e krijuar midis kontraktorit Spiecapag dhe punëtorëve të kësaj kompanie. TAP ka marrë garancinë nga Spiecapag që situata me pagesat do të zgjidhet shumë shpejt”, kanë thënë zyrtarë të TAP-it në një reagim për media.
Ndryshe punëtorët protestues nuk janë punëtorë të TAP-it, por janë punëtorë të kompanisë Spiecapag të kontraktuar nga TAP për të kryer punime në gazsjellës. /Telegrafi/