Telegrafi

Tap n’Temë: Një format i ri dhe unik i TapQuiz fillon sonte!

Sonte, nga ora 20:00, fillon një quiz i ri dhe shumë i veçantë nga gjirafaVideo, i cili do të sjellë shumë risi në lojën tashmë të njohur TapQuiz. Risia kryesore i ofron mundësi lojtarëve të zgjedhin temën e quizit të ardhshëm, duke votuar një nga tre temat e caktuara.

Regjistrohu duke klikuar këtu.

Tap n’Temë është quiz vërtetë i jashtëzkonshëm, pasi që, përveç se do të zhvillohet një lojë shumë interesante, si gjithmonë që ndodhë në TapQuiz, lojtarët gjithashtu do të votojnë për temën e ardhshme në Tap n’Temë.

Pasi që sonte zhvillohet java e parë, tema e zgjedhur automatikisht është: Teknologjia.

Pra, sonte lojtarët do t’u përgjigjen pyetjeve rreth teknologjisë. E gjatë lojës, ata në ekran do t’i shohin tri tema, nga e cila do ta votojnë atë temë që ju duket më interesante. Tema më e votuar do të jetë temë e radhës në Tap n’Temë.

Tap n’Temë udhëhiqet nga aktorja e moderatorja e njohur Jonida Vokshi, e shpërblimet, si çdo herë, nuk mungojnë.

Sonte dhurohen këto shpërblime:

Vendi i parë: Laptop HP
Vendi i dytë: Set orë dore dhe byzylyk Esprit
Vendi i tretë: Pishinë për fëmijë

Këto shpërblime, si dhe tema interesante, e formati i ri me shumë befasi, do ta bëjnë sonte një lojë atraktive e interesante.
TapQuiz u rikthye këtë javë me Tap n’Sport, quizin shumë të kërkuar. Lojtarët u ndanë të kënaqur me tre raundet e reja, pasi që loja u bë shumë më interesante.
Që të luani Tap n’Temë sonte, ju duhet të regjistroheni.
Ndiqni këto hapa:

– Hyr në GjirafaVideo.com
– Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa
– Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike
– Shkon në seksionin LIVE TV
– Klikon mbi videon e parë live – Tap n’Temë
– Klikon mbi butonin “Hyr në quiz”, i cili gjendet poshtë videos, (nëse je nga telefoni) ose djathtas videos nëe je nga laptopi

Kliko këtu dhe regjistrohu tani!