Telegrafi

Tap n’Shije: Sonte ju presin super shpërblime në quizin tuaj më të dashur!

Loja atraktive e TapQuiz nuk ka të ndalur. Edhe sonte do të jetë njësoj. Nga ora 19:00, përmes pajisjes suaj të mençur, ju mund të luani Tap n’Shije, quizin e dashur e me shumë shije, të moderuar nga Adriana Matoshi.

Që të luani Tap n’Shije ju duhet të regjistroheni. Prandaj, klikoni këtu dhe regjistrohuni, për një super natë të TapQuiz.

Si çdo të mërkurë, në faqen e GjirafaVideo, në ora 19:00 fillojnë pyetjet e përgjigjet e shumta, të cilat shpallin tre fitues të shpërblimeve kryesore.

Shpërblimet që dhurohen sonte janë këto:

Vendi i parë fiton: Atlete Reebok
Vendi i dytë fiton: Set çarçafësh
Vendi i tretë fiton: Kolltuk me ajër

Tashmë, në këtë quiz të dashur është bërë traditë që një dhuratë nga GjirafaMall të shkojë për komentuesin më të mirë të mbrëmjës. Ai që tërheqë vëmendje me komentin e tij do të fitojë një dhuratë.

Për të qenë pjesë e Tap n’Shije ju duhet të regjistroheni. Ndiqni këto hapa:

– Hyni në GjirafaVideo.com

– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “Tap n’Shije by GjirafaVideo”
– Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë

Regjistrimi u hap. Kliko këtu për t’u regjistruar.