Sonte zhvillohet edicioni i 14 i Tap n’Shije, quizit që është pjesë e TapQuiz, emisionit interaktiv nga GjirafaVideo, me moderim nga aktorja Adriana Matoshi.
Nga ora 19:00, bëhuni gati për edhe një lojë interesante të pyetjeve nga ushqimi dhe stili i jetës, ku ju do të përgjigjeni në 10 pyetje me nga 4 alternativa. Tre vendet e para do të fitojnë shpërblime shumë interesante, të cilat i gjeni më poshtë:
Vendi i parë fiton: Aparat Uji Becker
Vendi i dytë fiton: Tryezari Vija
Vendi i tretë fiton: 50 euro kupon në GjirafaMall
Klikoni këtu për t’u regjistruar.
Si gjithmonë, befasitë janë pjesë e pandashme e TapQuiz. Edhe sonte, befasia është shpërblimi i katërt, që i dhurohet një komentuesi, i cili me komentin e tij kreativ arrin të tërheq vëmendjen e të gjithëve.
E risi tjetër në TapQuiz janë edhe titujt e TapQuiz. Nga tash, në bazë të arritjeve tuaja në quiz, ju do të pajiseni me tituj të ndryshëm, të cilët vendosen pranë emrit tuaj. Titujt ndahen në Emblema dhe Grada, për të cilat më gjërësisht mund të lexoni në faqen e TapTitujt në GjirafaVideo.
Regjistrimi për TapQuiz hapet nga ora 15:00 dhe vazhdon të jetë i hapur deri në fillim të lojës.
Hapat që duhet t’i ndiqni janë këto:
– Hyni në GjirafaVideo.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “Tap n’Shije by GjirafaVideo”
– Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë
Klikoni këtu për t’u regjistruar.
Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth titujve të TapQuiz.