Telegrafi

Tap n’Dije sonte ju sjellë një super lojë me super shpërblime

Luaj nga shtëpia. Luaj për shumë shpërblime të mira në Tap n’Dije që zhvillohet sonte nga ora 19:00.

Monotonia e izolimit largohet për një periudhë, kur fillojnë pyetjet e Tap n’Dije, quizit edukativ e interaktiv nga GjirafaVideo.

Sonte zhvillohet edicioni i 20 i Tap n’Dije, quizit shumë të dashur nga GjirafaVideo, ku ju luani nga pajisja juaj dhe i përgjigjeni 10 pyetjeve edukative, pas të cilave mund të jeni fitues të tre shpërblimeve kryesore që dhurohen në këtë lojë.

Kliko këtu për t’u regjistruar.

Shpërblimet që dhurohen sonte:

Vendi i parë: Xbox One S 1 TB + 2 kontrollerë
Vendi i dytë: Videolojë FIFA 20 (PS4)
Vendi i tretë: Tastierë fleksibile

Këtyre tre shpërblimeve u shtohet edhe një dhuratë nga GjirafaMall, e cila shkon për komentuesin më të mirë.

Regjistrimi u hap nga ora 15:00. Hapat që duhet të ndiqni për t’u regjistruar janë:

Hyni në GjirafaVideo.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “Tap n’Dije by GjirafaVideo”
– Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
– Klikoni “Hyr në quiz”
– Bëhuni gati për lojë

Kliko këtu për t’u regjistruar.