Telegrafi

“Tap n’Dije” dhuron shpërblime të tjera interesante në kuizin e sotëm

Sonte luhet TapQuiz, ku si çdo të enjte kemi Tap n’Dije me Rifat Smanin si moderator, nga ora 19:00.

Regjistrohuni dhe futuni në lojë për shpërblime të mrekullueshme.

Nga dita e parë që në GjirafaVideo filloi transmetimi i TapQuiz, kuizit interaktiv, online dhe live, numri i lojtarëve vetëm po rritet, e shpërblimet po vazhdojnë të jenë fantastike.

Sot në ora 15:00 është hapur regjistrimi për Tap n’Dije, i cili fillon nga ora 19:00. Dhjetë pyetje me katër alternativa do t’i shpërblejnë tre lojtarët që dalin të parët në renditje.

Shpërblimet për sonte janë:

Karrige Genesis për vendin e parë.
Kamerë Fujifilm Instax për të dytin.
Kamerë Niceboy VEGA për vendin e tretë.

Pra sonte ju presin shpërblime shumë të bukura, të cilat do t’ju motivojnë që të përgjigjeni sa më shpejt dhe sa më saktë, në mënyrë që të jeni ndër të parët e Tap n’Dije.

Hyni në GjirafaVideo.com
– Kliko mbi Live TV
– Klikoni tek video me titull “Tap n’All by GjirafaVideo”
– Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
– Klikoni “Hyr në quiz”

Apo direkt KLIKO KËTU dhe regjistrohuni për kuiz.