Telegrafi

Tanku theu murin dhe hyri në një qendër tregtare, por e gjitha ishte pjesë e një emisioni televiziv (Foto/Video)

Blerësit në një qendër tregtare në Dubai kanë pasur mundësinë të shohin një situatë kur një tank kishte thyer një nga muret dhe ishte futur brenda.

Mirëpo, kjo nuk ka qenë diçka për t’u shqetësuar, pasi e gjitha ishte e përgatitur – përcjell Telegrafi.

Për shumëkënd ishte befasi

Ky marifet ishte pjesë e serisë së re “The Grand Tour” të ish-prezantuesit të Top Gear, Jeremy Clarkson, bashkë me James May dhe Richard Hammond.

Treshja e shout

Treshja kishte përgatitur një pjesë të serisë, ndërsa xhirimet janë kapur nga kamera amatore e telefonave, duke qenë se një pjesë e të pranishmëve ishin të informuar për atë që do të ndodhte.

Një pjesë e publikut ishin të informuar, prandaj qëndruan gati me telefonat e tyre

Pjesa destruktive thuhet të jetë pjesë e serive finale të shout, në të cilin edhe fansave iu është dhënë mundësia të jenë pjesë e saj. /Telegrafi/